Top Story/ Ditmir Bushati pajisi konsujt e nderit me targa diplomatike CD, kundër ligjit

Top Story/ Ditmir Bushati pajisi konsujt e nderit me targa diplomatike CD, kundër ligjit

Top Story/ Ditmir Bushati pajisi konsujt e nderit me targa diplomatike CD, kundër ligjitPor Ministrit i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, përvecc shkarkimit të disa diplomatëve, dhe heqjes së pasaportave diplomatike, pati edhe një tjetër lëvizje të papritur. Ai u hoqi disa privilegje konsujve të nderit në republikën e shqipërisë të shteteve të tjera. Lista me Konsuj nderi ka afërisht 45 emra dhe ata përfaqësojnë shtete nga më të zhvilluarat si Norvegjia e deri tek prinicpatat autonome si ajo e San Marinos.Në fakt një konsull nderi nuk ëshët se ka ndonjë privilegj të madh ekonomik, apo në karrierën diplomatike. Kryesisht ata janë biznesmenë të njohur të cilët nuk ia kanë nevojën as rrogës dhe as titullit të një konsulli. Me sa duket I vetmi privilegj që ia vlente, ishte targa diplomatike. Me këtë targë makinat e këtyre biznesmenëve mund ta kalonin në doganë pa u kontrolluar. Vetëm këtë të drejtë ata nuk mund ta fitonin me bizneset e tyre. Përvec daljes para kamerave zoti Cakaj I ka dërguar një notë zyrtare konsullatave të huaja të nderit në Shqipëri. Kjo është një kopje origjinale e kësaj note. Në letër shpjegohet se ky vendim mbështetet në Cermonilin Shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Kapitulli 7 I këtij cermeoniali, për “Privilegjet dhe imunitetet” thotë: “Konsujt e nderit pavarësisht nga shtetësia, ekskluzivisht për qëllime zyrtare përdorin një automjet I cili paiset me targa të zakonshem kombëtare dhe me një shenjë dalluese ovale në të djathtë të targave më inicialet HÇ”Pra për vite me rradhë konsujt I kanë mbajtur targat diplomatike në shkelje të ligjit, pasi nuk e kanë pasur këtë të drejtë. Por është e habitshme se si shteti shqiptar I ka lejuar këto privilegje! As ministri Bushati dhe as të tjerë para tij nuk u kujdesën që këtyre bisnesmenëve tu hiqeshin target diplomatike. Le ta quajmë që ministria e jashtme deri në këtë pikë, kishte bërë një sy qorr e një vesh shurdh.


Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 17 septembre 2019

Por Ministrit i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, përveç shkarkimit të disa diplomatëve, dhe heqjes së pasaportave diplomatike, pati edhe një tjetër lëvizje të papritur. Ai u hoqi disa privilegje konsujve të nderit në Republikën e Shqipërisë të shteteve të tjera.

Lista me Konsuj nderi ka afërsisht 45 emra dhe ata përfaqësojnë shtete nga më të zhvilluarat si Norvegjia e deri tek prinicipatat autonome si ajo e San Marinos.

Në fakt një konsull nderi nuk është se ka ndonjë privilegj të madh ekonomik, apo në karrierën diplomatike. Kryesisht ata janë biznesmenë të njohur të cilët nuk ia kanë nevojën as rrogës dhe as titullit të një konsulli. Me sa duket i vetmi privilegj që ia vlente, ishte targa diplomatike. Me këtë targë makinat e këtyre biznesmenëve mund ta kalonin në doganë pa u kontrolluar. Vetëm këtë të drejtë ata nuk mund ta fitonin me bizneset e tyre.

Përveç daljes para kamerave zoti Cakaj i ka dërguar një notë zyrtare konsullatave të huaja të nderit në Shqipëri. Kjo është një kopje origjinale e kësaj note. Në letër shpjegohet se ky vendim mbështetet në Cermonialin Shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Kapitulli 7 i këtij cermeoniali, për “Privilegjet dhe imunitetet” thotë:

“Konsujt e nderit pavarësisht nga shtetësia, ekskluzivisht për qëllime zyrtare përdorin një automjet i cili paiset me targa të zakonshem kombëtare dhe me një shenjë dalluese ovale në të djathtë të targave më inicialet HÇ”

Pra për vite me radhë konsujt i kanë mbajtur targat diplomatike në shkelje të ligjit, pasi nuk e kanë pasur këtë të drejtë. Por është e habitshme se si shteti shqiptar i ka lejuar këto privilegje! As ministri Bushati dhe as të tjerë para tij nuk u kujdesën që këtyre biznesmenëve t’u hiqeshin target diplomatike. Le ta quajmë që ministria e Jashtme deri në këtë pikë, kishte bërë një sy qorr e një vesh shurdh. /Top-Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.