Olta, vogëlushja kosovare me fat nga bamirësia e ish-futbollistit të kombëtares gjermane (FOTO)

Një vogëlushe nga Kosova, vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër. Vogëlushen e quajtur Olta, e shoqëronte kjo sëmundje prej kohësh, duke e bërë atë që të vuante që në një moshë të vogël. Megjithatë kjo sëmundje duket se ka kaluar, dhe vogëlushes i është rikthyer përsëri buzëqeshja. Pikërisht, për kurimin e kësaj sëmundje familja kosovare është ndihmuar nga futbollisti me origjinë ganeze, Gerald Asamoah.

40-vjeçari i cili në të kaluarën ka luajtur për skuadrat gjermane si Hanoveri, Shakle 04, St. Pauli dhe Deuther Furthi, por edhe kombëtaren e Gjermanisë, ka një fondacion ku ndihmon personat në nevojë. Pikërisht në rastin e fundit Asamoah ka pasur fatin të ndihmojë vogëlushen kosovare, të cilën e shpëtoi nga një sëmundje e rëndë.

Gazeni ka postuar një foto në “Twitter”, ku shkruan: “Sot së bashku me fondacionin tim, kemi vizituar zemrën e vogël, Oltën, nga Kosova në Qendrën Klinike të Zemrës në Freiburg. Nuk ka asgjë më të mirë për mua se sa të shoh një fëmijë të buzëqeshë përsëri.”, shkruan Asamoah.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.