Jetonte mes luksit dhe armëve/ Gjendet e vdekur mbretëresha e kartelit të fuqishëm të drogës (Foto)

Claudia Ochoa Félix, e cilësuar si Mbretëresha e narko-kartelit famëkeq të Meksikës Sinaloa, është gjetur e vdekur.

Claudia dyshohej se ishte në krye të njësisë së vrasësve të këtij karteli, që kryen punët më të “pista” të kësaj organizate kriminale.


Kur është arrestuar shefi i kartelit Jose Rodrigo Arechiga Gamboa i njohur si Chino Antrax, filluan të qarkullojnë thashetheme se Claudia është një nga lideret e reja.

Megjithatë ajo këto thashetheme i ka hedhur poshtë, por në Instagram vazhdimisht publikonte fotografi me armë të ndryshme duke bërë një jetë luksoze.

Ajo është gjetur e vdekur si pasojë e mbidozës në qytetin meksikan Kualijakan. Megjithatë shumë anëtarë të “armatës” së saj dyshojnë se ajo është vrarë dhe se rrethanat e vdekjes janë misterioze.

“Mbretëresha Antrax” ishte bërë e famshme kur edhe hapi llogari në Instagram dhe lavdërohej me fotografitë që i postonte për të treguar jetën luksoze që bënte.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.