Diva Jennifer Lopez, sekretet e veshjes më “të rrezikshme”(Fotot)

Dizenjuesi i veshjes më sensacionale të veshur ndonjëherë nga Jennifer Lopez ka zbuluar të gjitha sekretet për “Vanity Fair”.

Mitchell Travers ka stiluar një ndër “Body-t” më të rrezikshëm për 50 vjeçaren në filmin e ri me striptiste “Hustlers”. Kostumi me thekë argjendi që ishte tepër i vogël për aktoren, zbulonte shumë nga trupi i saj , ndërkohë që duhet të kërcente mbi taka 23 cm.

“E dija që momenti kur JLO do të shfaqej me veshjen, do ishte sekuenca që do t’i linte të gjithë me gojë hapur dhe doja që të gjithë t’a dinin se ky nuk do të ishte si filmat e tjerë,” është shprehur stilisti”


Skena, e cila zgjati vetëm 10 minuta në film, ishte më e rëndësishmja për JLO dhe personazhin e saj sepse përfaqësonte statusin si striptiste veterane.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.