Arta Dade ironizon ministrin Cakaj: Është i ri, nuk e njeh diplomacinë

Top Story/ Arta Dade ironizon Gent Cakajn: Ai nuk flet me mendjen e tij, nuk e njeh diplomacinë

Top Story/ Arta Dade ironizon Gent Cakajn: Ai nuk flet me mendjen e tij, nuk e njeh diplomacinëFundi i 2018-ës erdhi me çudira të reja në fushën e diplomacisë. Kryeministrit ia prishën gjumin protestat e studentëve. Ai kërkoi ndryshimë në Qeveri. Papritur kishte vendosur të largonte Ditmir Bushatin nga Posti i Ministrit të Jashtëm dhe të emëronte një djalosh të ri nga Kosova, Gent Cakajn. Ky i fundit, shumë shpejt nisi spastrimet në trupën diplomatike shqiptare. Në fillim të qershorit ai njoftoi se me mbi 50 diplomatë shqiptarë nëpër botë, do të largohen ose të transferohen. Sipas tij ato nuk ishin zgjedhur sipas meritokracisë. Cakaj dukej se don të zmadhojë në nivelin e një reforme vendimet e brendshme të diplomacisë. Por ai nuk bën public as listën me emra, dhe as shkeljet që janë gjetur në emërimet e tyre. Ky fakt të çon drejt një arsyetimi, se ajo që paraqitet si një reform është thjeshtë një larje hesapesh me njerëzit e paraardhësit. “Kjo me tregon dy gjëra. Ai nuk e di se çfarë është reforma dhe ai po lan hesapet me paraardhësin. Është luftë brenda llojit”, thotë Besnik Mustafaj, ish – ministër I jashtëm. “Pse tani, pse me kaq bujë dhe pse ministri? Me ato punë merret drejtoria e personelit”, thotë Fatos Tarifa, ish – ambasador.“Caka është një instrument që nuk flet me mendjen dhe gjuhën e vet por përcon porositë e shefit të vet. Është djal i ri nuk e njeh shqipërinë, diplomacinë”, thotë Arta Dade, ish – minister e jashtme.


Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 17 septembre 2019

Fundi i 2018-ës erdhi me çudira të reja në fushën e diplomacisë. Kryeministrit ia prishën gjumin protestat e studentëve. Ai kërkoi ndryshimë në Qeveri. Papritur kishte vendosur të largonte Ditmir Bushatin nga posti i Ministrit të Jashtëm dhe të emëronte një djalosh të ri nga Kosova, Gent Cakajn. Ky i fundit, shumë shpejt nisi spastrimet në trupën diplomatike shqiptare.

Në fillim të qershorit ai njoftoi se mbi 50 diplomatë shqiptarë nëpër botë, do të largohen ose të transferohen. Sipas tij ato nuk ishin zgjedhur sipas meritokracisë.

Cakaj dukej se don të zmadhojë në nivelin e një reforme vendimet e brendshme të diplomacisë. Por ai nuk bën publik as listën me emra, dhe as shkeljet që janë gjetur në emërimet e tyre. Ky fakt të çon drejt një arsyetimi, se ajo që paraqitet si një reforme është thjeshtë një larje hesapesh me njerëzit e paraardhësit.

 “Kjo me tregon dy gjëra. Ai nuk e di se çfarë është reforma dhe ai po lan hesapet me paraardhësin. Është luftë brenda llojit”, thotë  Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm.

“Pse tani, pse me kaq bujë dhe pse ministri? Me ato punë merret drejtoria e personelit”, thotë  Fatos  Tarifa, ish – ambasador.

“Cakaj është një instrument që nuk flet me mendjen dhe gjuhën e vet por përçon porositë e shefit të vet. Është djalë i ri nuk e njeh Shqipërinë, diplomacinë”, thotë Arta Dade, ish ministre e Jashtme. /Top-Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.