Zbardhet skandali/ Posta Shqiptare bashkëpunoi me Kajmakun, për ta dërguar letrën e Prokurorisë në Prezë

Përplasja në distancë mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Postës Shqiptare lidhur me çështjen e Agim Kajmakut është zbardhur plotësisht.

Bazuar në të gjithë dokumentet që disponon Gazeta SHQIP, nuk ishte organi i akuzës përgjegjës për dërgimin me vonëse të letrës tek Kajmaku, që i kërkonte gjurmët daktiloskopike. Por vetë Posta Shqiptare, që ka tentuar të luaj bllofin duke shmangur gabimin e kryer.


Të gjitha shkresat zyrtare, me barkodin shoqërues, konfirmojnë se Prokuroria e ka nisur përmes postës zyrtare shkresën për Agim Kajmakun në datën 26 gusht.

Për këtë është dokumenti i vetë postës, të cilin Gazeta SHQIP e disponon dhe në të cilin i kthehet përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme.

”Në përgjigje të shkresës suaj, ju informojmë se shkresa është depozituar në zyrën postare numër 5 në Tiranë në datën 26 gusht dhe është procesuar me barkod RR604085008AA për të vijuar më tej në destinacion” – ka qenë përgjigja zyrtare e postës, pas shkresës së dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Më pas Posta Shqiptare, e ka dërguar letrën në Bashkinë e Vorës, por burime brenda këtij institucioni, bëjnë me dije se ka qënë vetë kryetari Agim Kajmaku, i cili i ka thënë postierit që ta depozitojë në Prezë, në një shtëpi të pabanuar.

Pikërisht kjo ngatërresë e qëllimshme, ishte molla e sherrit mes Postës Shqiptare dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit reagoi në media duke thënë se Posta ka ngatërrruar adresë.

Por, Posta Shqiptare u kundërpërgjigj, se letra nuk kishte ngatërruar destinacion por ishte në Bashkinë e Vorës. Në fakt, dokumentat që disponon Gazeta SHQIP, shihet qartë gjurmimi i letrës, që ka përfunduar në Prezë.

Dhe në këtë lëmsh vijon që letra të kalojë nga një destinacion në tjetrin. Rikthehet sërish në postë dhe kjo e fundit bën dërgimin më tej për në Vorë.

Gjithsesi, Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit kanë administruar gjurmët e gishtave më datë 3 shtator pas orarit zyrtar. Këto gjurmë do të krahasohen me ato që pritet të mbërrijnë nga Greqia ku është dërguar letërporosia, për të vërtetuar nëse Kajmaku ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit që dorëzoi para kandidimit për kryetar bashkie.

Më poshtë dokumentat që gjurmuan letrën për Agim Kajmakun:

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.