Sulmet në Arabinë Saudite “çmendin” çmimin e naftës!


Sulmet ndaj dy rafinerive të naftës në Arabinë Saudite të shtunën kanë sjellë rritjen e menjëhershme të çmimit të naftës në tregjet globale.

Eksportuesi më i madh i arit të zi në botë e përgjysmoi prodhimin e tij me 5,7 milionë fuçi në ditë, dhe kjo pati ndikim të beftë në kuotimin e naftës, çmimi i së cilës mbrëmjen e së dielës, në SHBA ishte 15% më shumë, ndërsa nafta Brent 18%. Tërmeti u ndje edhe në tregjet aziatike që reaguan pas çeljes këtë mëngjes.

Kështu, Brent u shit për 66, 55 dollarë fuçia, niveli më i lartë që nga koha e Luftës së Gjirit Persik, në 1991. Përgjegjësinë e sulmeve të fundjavës e morën rebelet Huithi në Jemen, por Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin ndërsa ky i fundit mohon çdo përfshirje.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.