Rreth 13 milionë $ në natë/ Ja si i fiton lekët Mbreti Dan Bilzerian (Foto)

Dan Bilzerian është një prej 30 njerëzve më me influencë në botë. Mbreti i Instagramit bën një jetë të çmendur, me femra pafund, alkool dhe skena të nxehta.

Por, këto festat e tij ndiqen dhe pëlqehen nga miliona njerëz në mbarë botën dhe jo më kot ai ka 28 milionë ndjekës në llogaritë e tij në mediat sociale.


Ai ka rrëfyer se pasuritë e tij e ka ngritur falë pokerit, duke zbuluar se shuma më e madhe që ka fituar në një ditë është 12.8 milionë dollarë. Por, jo gjithmonë ai ka arritur të fitojë.

Dan Bilzerian tregon edhe momentet dhe shumat që ka humbur në poker.

“Në tre raste kam humbur 3.6 milionë dollarë. Ndërsa kam arritur të fitoj 12.8 milionë dollarë. Nuk jam mërzitur kur kam humbur 3.6 milionë dollarë, më shumë më ka ndodhur të mërzitem për 50 mijë dollarë”, ka rrëfyer Mbreti i Instagramit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.