Ronaldo shpërthen në lot për babain e vdekur: S’e njoha kurrë tamam, ishte gjithë kohën i dehur


Nuk arrita të njoh kurrë vërtet babain tim. Ishte gjithë kohën i dehur; Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot kur gjatë intervistës me gazetarin dhe moderatorin britanik Piers Morgan, iu tregua një klip i vjetër e i të atit, José Dinis Aveiro, që vdiq nga insuficienca hepatike në moshën 52 vjeçare.

Dinis ishte intervistuar asokohe nga televizioni shtetëror norvegjez me rastin e Kampionatit Europian të 2004-tës, dhe aty, fliste me shumë krenari për të birin.

“Nuk e kisha parë kurrë atë video”, rrëfeu Ronaldo, “ishte e jashtëzakonshme. Për një gjë për vjen tmerrësisht keq, për faktin që im atë nuk e pa kurrë se çfarë u bëra në jetë”, vazhdoi ai.


Në intervistë, ylli i Juve-s rrëfehet edhe mbi situatën e përjetuar pas akuzave për përdhunim.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.