PD nxjerr provat: Kryebashkiaku i PS, Mark Babani i denuar për vjedhje makinash në Itali

PD ka publikuar prova të reja për dënimin dhe dëbimin nga Italia të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babanit.

Sipas PD, referuar dokumenteve zyrtare të shtetit Italian, Babani rezulton i arrestuar për vjedhje makinash në Siçili dhe për këtë ka bërë burg. Mark Babani është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në zonën e Siçilisë me emrin e rremë Marq Babaj

“Mark Babani është person me precedentë penal. Rezulton se Mark Babani është arrestuar më 4 prill 1994 në Siçili për vjedhje në bashkëpunim. Ai është arrestuar nga policia duke vjedhur makina. Ai ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Siçili. Ai ka qëndruar në burg deri në datën 6 maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian. Kjo është vetëm një pjesë e dojses kriminale për kandidatin e Ramës për Vaun e Dejës. Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidohen persona të tillë.Mark Babani duhet të ndiqet penalisht për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Edi Rama, me heshtjen e tije tregoi se po mbron Babanin. I kërkojmë prokurorisë të hetojë menjëherë rastin”, deklaroi Gazmend Bardhi.


Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.