“Njerëzit mendojnë se bëj miliona”/Aktorja zbulon shifrën qesharake që fiton nga pornografia (FOTO)

Mia Khalifa ish-aktorja e filmave për të rritur, e cila u bë e njohur sidomos pas kërcënimit që mori nga ISIS për një skenë erotike ku mbante hijab, ka hapur kartat sa i përket industrisë së pornos. Ajo ka zbuluar se përtej asaj që mendojnë njerëzir fitimet që ka marrë nga kjo punë kanë qenë minimale.

“Njerëzit mendojnë se po kap me miliona nga pornoja. Plotësisht e pavërtetë. Unë bëra një total prej rreth 12,000 dollarë në industri dhe kurrë nuk pashë përsëri asnjë qindarkë pas kësaj. Vështirësia për të gjetur një punë normale pasi u largua nga pornografia ishte … e frikshme”, tregoi aktorja më e ndjekur e kësaj industrie të filmave.

Që nga largimi prej kësaj industrie, Khalifa është angazhuar me shfaqje sportive si “SportsBall” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në rrjetin “Youtube” me titullin “Out of Bounds (jashtë kufijve)”.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.