Nga Bolonja në Harvard, ja cilat janë universitetet më të bukura të botës (FOTO)

Universiteti më antik gjendet në Itali dhe është ai i Bolonjës, L’Alma Mater Studiorum, I themeluar në 1088, vendi ku kanë studiuar emra të tillë si Dante Alighieri apo Francesco Petrarca.

Më I famshmi, Oksfordi gëzon një prestigj të jashtëzakonshëm për nivelin e tij, por edhe për vlerën e rrallë estetike. I shndërruar në emblemë të kulturës angleze, Oksfordi, universiteti më I vjetër I botës anglosaksone, shihet edhe si një ndër më të bukurit në mbarë globin.


Numri një I universiteteve amerikane, Harvardi, befason gjithashtu me pamjen e tij. I themeluar në 1636-tën, është sot një prej ateneve më të famshëm të botës; një shëtitje atje përbën praktikisht një zhytje të vërtetë në kulturën e SHBA-së.

Listës nuk I mungon as Trinity College I Dublinit, me të famshmen Old Library dhe korridorin mbresëlënës të drunjtë të saj. Një strukturë e jashtëzakonshme sidomos për ata që adhurojnë librat.

Salamanca: perla e Castilla-s dhe Leonit, qendrën historike e ka të shënuar në listën e trashëgimisë kulturore të Unesco-s, por objekti më joshës I saj mbetet universiteti I ndërtuar në vitin 1218.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.