“Në Napoli nuk do e kenë të lehtë…”, Hysaj sfidon Salah dhe Liverpool (FOTO)

Champions League nis me një përballje mjaft të fortë për Napolin, që nesër pret në shtëpi Liverpulit, kampion Europe.

Por, është mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ai i cili tregon në një intervistë për “AFP”, se të kuqtë e Klopit nuk do e kenë aspak të lehtë në “San Paolo”.

“Edhe vjet, të gjithë prisnin që Liverpuli të fitonte grupin, por për fat të keq u eliminuam edhe pse meritonim të kalonim (Napoli u eliminua nga Liverpuli vetëm me numër golash). Luajtëm ndaj tyre dhe treguam se ishim një ekip i fortë. Është e qartë se do jetë një ndeshje e vështirë, si gjithë të tjerat. Duhet të japim maksimumin ndaj tyre” – thotë mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj që vijoj karrierën tek Napoli, pavarësisht zërave të merkatos për një lëvizje të tij.


Hysaj shton se “duhet të jemi të qentë në fushë, dhe të bëjmë lojën tonë. Më pas, do shohim si shkojnë gjërat. Mendoj se për ne kryesore është loja që bëjmë. Duhet të kemi vazhdimësi, e të tregojmë se Napoli mund të konkurrojë me të gjithë skuadrat në botë”

“Liverpuli është një nga ekipet më të forta. Kemi respekt, pasi kanë fituar Champions-in. Por, nga ana jonë edhe ne nuk harrojmë kush jemi. Vjet e mundëm Liverpulin, dhe besoj do i vendosim sërish në vështirësi. Nuk do vijnë në Napoli për të luajtur të qetë, edhe ata e dinë që do e kenë të vështirë. Do jetë një përgjegjësi për të luajtur ndaj lojtarëve si Firminjo, Salah apo Mane, por nga ana tjetër është edhe një mundësi për të treguar kualitetet tona” përfundon rrëfimin e tij, Elseid Hysaj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.