Monedha floriri dhe objekte kulti/Mori 2,2 mln euro nga thesari që gjeti në rrënojat e kishës, por ndodhi e papritura(FOTO)

Një person përdori pajisje që dikton praninë e metaleve për të zbuluar një thesar me vlerën mbi 2.2 milionë euro.

Derek MekLenan, në Skoci, gjeti monedha floriri, argjendi dhe objekte fetare në një fushë të Gallouejit, 5 vite më parë.

Arkeologët e cilësuan si një nga zbulimet më të mira të artefakteve vikinge.


Në Skoci, ligji është që personi që i gjeti mund ta ndajë shpërblimin me të zotin e tokës për thesarin.

Toka ishte në pronësi të kishës, e cila në vend që të kërkojë një pjesë, ka vendosur ta hedhë në gjyq për shkak se i ka kryer kërkimet pa lejen e kishës./TCH

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.