Lajm i fundit/ Sonila Qato, drejtoresha e ARRSH drejt shkarkimit

Drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato është drejt shkarkimit nga detyra. Tenderi për lotin e 7 të rrugës Kardhiq-Delvin, që u zhvillua në datën 17 qershor mund t’i “hajë kokën” drejtoreshës së ARRSH. Gazeta SHQIP mëson se ky tendër ka pikëpyetje të mëdha dhe përplasje të forta ligjore, ndërsa ARRSH dyshohet se ka favorizuar ofertën më të lartë për këtë projekt, që i kushton shqiptarëve 4 milionë euro më shumë.

Në tender morën pjesë 6 kompani, me oferta të cilat varionin nga 15 deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar, por ARRSH skualifikoi 5 ofertat më të ulëta, me pretendimin se nuk përmbushnin kriteret teknike.

Në mënyrë të habitshme, ARRSH shpalli fitues në tender ofertën me çmimin më të lartë, përkatësisht atë të kompanisë italiane IRCOP në konsorcium me tre kompani të tjera shqiptare.


Ky konsorcium kishte ofruar ta ndërtonte tunelin e Kardhiqit për një çmim prej 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar ose 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët.

Në një situatë të tillë, ministria anuloi tenderin 23 milionë euro për lotin e 7 të rrugës Kardhiq-Delvin, ndërsa ARRSH u urdhërua ti transferojë paratë në projekte të tjera me ecuri më të mirë realizimi.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.