Kryebashkiakë me precedentë penalë/ PD: Edhe 7 të tjerë në “listën e zezë”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetri, Kajmaku dhe Babani, PD-ja ka edhe 7-8 kryebashkiakë që ka marrë informacione se kanë të shkuar kriminale.

I ftuar në Report Tv , Bardhi tha se PD-ja po mbledh dokumentacione për kryebashkiakët e rinj, të cilat pritet ti publikojnë në ditët në vijim.

“Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë pë kryebashkiak. Kryetar Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra”, tha Bardhi.


Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita ka akuzuar tre prej kandidatëve të opozitës se kanë gënjyer në formualin e dekriminalizimit dhe se kanë precedentë jashtë vendit. Akuzat janë adresuar ndaj Valdrin Pjetrit për Shkodrës, Agim Kajmaku për Vorën dhe Mark Babani për Vaun e Dejës.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.