Kim Jong Un i “lutet” Trumpit për bisedime, e fton në Penian

Lideri I Koresë së Veriut. Kim Jong Un e ka ftuar Presidentin e SHBA. Donald Trump për një vizitë në Penianin përmes një letre të dërguar në muajin gusht, njoftoi një gazetë e Koresë së Jugut, duke cituar burime diplomatike.

Letra, e dyta që Trump mendohet të ketë marrë nga Kim muajin e kaluar në kohën kur bisedimet e denuklearizimit të vendit komunist kanë mbetur në vendnumëro, mban një datë që paraprin lëshimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi nga Koreja e Veriut një javë më parë.


Në letrën e dytë, udhëheqësi koreano-verior fliste për gatishmërinë e tij për tu takuar me shefin e shtëpisë së bardhë tij për një samit tjetër, raportohet të kenë thënë burimet konfidenciale për gazetën Joongang Ilbo. Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan I shtetit dhe misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë koment deri tani mbi këto pretendime.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.