Insigne qetëson tifozët: Nuk zgjodha Raiolën për t’u larguar nga Napoli

Lorenzo Insigne ka sqaruar menjëherë tifozët e Napolit me një deklaratë të tijën ku shpjegon zgjedhjen se përse i është bashkuar menaxherit të mirënjohur Mino Raiola dhe tashmë do të jetë një klient i tij.

Kjo lëvizje e Insignes ka trembur tifozët e kaltër të cilët mendojë se lojtari e ka bërë diçka të tillë për t’u larguar nga Napoli në merkaton e dimrit ose në atë të verës së ardhshme.

Në një intervistë Insigne ka deklaruar: “ Dua të sqaroj menjëherë këtë çështje, gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj te Napoli dhe do të jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë”.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.