Falimenton kompania farmaceutike, akuzohej se kishte nxitur epideminë e ilaçeve

Purdue Pharma, prodhuesi I ilaçeve I akuzuar se nxiti epideminë kombëtare të ilaçeve opioide ne SHBA përmes shitjes me shumë përfitim të qetësuesit OxyContin, I cili shkakton varësi të lartë të pacientit, shpalli falimentin.

Kompania po përpiqet të kërkojë mbrojtje financiare në një kohë kur fokusi është spostuar ndjeshëm tek komunitetet që vuajnë prej barrës së varësisë dhe vdekjeve nga mbidoza. Purdue Pharma qëndron pas një pjese të mirë të recetave të lëshuara për qetësues në SHBA.


Ajo thuhet se përdorte taktika agresive, e me gjasë edhe mashtruese, të shitjes për t`i shtyrë mjekët të jepnin me recetë miliona doza të pilulave të saj të rrezikshme për sa I takon varësisë. Më shumë se 200,000 vetë kanë vdekur nga mbidozat e opioideve të përshkruara që nga viti 1999 në vend.

200,000 të tjerë kanë ndërruar jetë nga mbidozat që i atribuohen heroinës dhe fentanilit të marrë në mënyrë të paligjshme.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.