Ekzekutimi i ish-policit/ Flet në gjyq i arrestuari që drekoi me të dyshuarit, çfarë tha për vrasjen

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, Blendi Tetën, arrestuar për “Moskallëzim krimi” për vrasjen e Santjago Malkos.

Prokuroria ka dyshime se Teta, ishte në dijeni të planit për vrasjen pasi ka drekuar me personat që kanë qenë të përfshirë.

Vetë Teta nuk e ka pranuar akuzën, duke thënë se s’ka lidhje me vrasjen. Për ngarjen, ka thënë ai, kam mësuar nga televizioni. Ndërsa seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.


Policia ra në gjurmët e Tetës, në momentin kur në afërsi të ish-drejtorisë së pyjores, në rrugën Dalip Topi është gjetur e fshehur një automjeti tip skoda, e cila shfaqej në kamerat e sigurisë që janë sekuestruar nga prokuroria. Nga verifikimet ka rezultuar se nga ky automjet natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta. Pas këtij momenti ai ka filluar të shfaqë shqetësim gjatë telefonatave që ka zhvilluar me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.