“E besoj qarkoren e PD”, Bushati: Ajo listë, gafa e rëndë e Bashës, reagon Salianji

Në emisionin “Open” ka pasur një debat të ashpër mes gazetarit Carlo Bolino dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji. Bolino ka deklaruar se Berisha e ka dëbuar atë si gazetar ndërsa tani Basha e ka vendosur në “listën e zezë” të mediave.

Ka ndërhyrë menjëherë ish-deputeti i PD-së duke thënë se listat e zeza të mediave janë të bëra publike nga PS-ja. Ajo e di se cilat media ka nga afër dhe e ka publikuar atë listë.

Ndërsa Andi Bushati tha se lista e zeza të mediave është një gabim që ka bërë Partia Demokratike dhe se e beson atë listë.


“Kur kemi një kryeministër problematik me median, del PD me të njëjtin gabim, gjë që nuk duhet të ndodhte” – tha Bushati.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.