Blindohet Turqia/ Raketat ruse mbërrijnë te Erdogan (FOTO)

Pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së, lideri turk Rexhep Taip Erdogan nuk ka ndërmend të ndalet. I vendosur për ta shndërruar Turqinë në superfuqi ushtarake, Erdogan po blen sisteme raketore nga Rusia.

Turqia ka njoftuar se ka pranuar dërgesat e të gjitha komponentëve të baterisë së dytë, për sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, që Ankaraja ka blerë nga Moska.


Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka postuar në Twitter fotografi të dërgesave nga Rusia.

Pasi Turqia pranoi dërgesën e parë të sistemit raketor rus në muajin qershor, Uashingtoni hoqi Ankaranë nga programi për avionët e avancuar luftarakë të tipit F-35.

Uashingtoni thotë se sistemi S-400 minon avionët e saj F-35 dhe nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes raketore që përdorin shtetet e NATO-s.

Rusia pret që të dërgojë të gjitha pjesët e sistemit S-400 në Turqi në muajin prill të vitit 2020.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.