A e ka shkelur Kushtetutën Presidenti Meta?! Plas debati mes Pezës dhe Bushatit

Një tjetër pikë e debatueshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit ishte edhe qëndrimi i Presidentit Meta, në raport me krizën politike në vend dhe rrugët e ofruara prej tij për zgjidhje.

Gazetarët Andi Bushati dhe Alfred Peza patën qëndrime të kundërta, ku i pari e cilësoi si “veshjen e kostumit të pranueshëm”, ndërsa i dyti si president “me kostum politik dhe pro opozitës së rrugës”. Sipas Bushatit, nëse e shikon sipërfaqësisht duket se Meta është një president me sjellje prej “burri shteti”, teksa nuk dekreton ministra, apo ligje të ndryshme.

Madje, e cilësoi në kufijtë e diskutueshëm mes një presidenti me qëndrim të hapur dhe një tjetri që ofron zgjidhje me mosdekretime. Por, për Bushatin më shumë se presidenti duhen parë shkaqet e sjelljes së tij, duke akuzuar për këtë kryeministrin Rama.


“Në situatën ku ka mbërritur vendi, ccdo institucion që do kishte skrupujt për të qenë mbi palët, do ishte thjesht në shërbim të Edi Ramës” – tha Bushati.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Alfred Pezës, teksa e cilësoi Presidentin si një shkelës të Kushtetutës dhe që tentoi “t’i hidhte benzinë zjarrit”, në mënyrë që të arrihej qëllimi i opozitës së rrugës.

Peza shkoi edhe më tej duke thënë se ato çfarë ka bërë presidenti kanë qenë kalkulime të halleve personale të një pjese të lidershipit, që e kanë problemin tek Reforma në Drejtësi.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.