Vijon tmerri në Spanjë/ Me fëmijë në krahë, njerëzit luftojnë t’u shpëtojnë përmbytjeve (Foto)

Spanja vijon të jetë nën pushtetin e ujit. Mediat e huaja raportojnë se së paku 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, ndërkohë që 3500 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati i tyre në disa zona të Valencias, Murcias dhe pjesës lindore të Andaluzisë. Këto rajone u përfshinë nga reshjet më të mëdha të shiut që janë regjistruar ndonjëherë.


Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Disa prej tyre po përdorin varka dhe helikopterë për të arritur deri te zonat e prekura. Disa linja hekurudhore janë bllokuar dhe shumë shkolla janë mbyllur në Valencia, duke lënë pa mësim gati 700 mijë nxënës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.