SPAK do hetojë edhe korrupsionin në Drejtësi, “kurbanë” prokurorë e gjykatës

 “Kurbanë” të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion rrezikojnë të bëhen edhe gjyqtarët e prokurorët. Gjatë vitit 2018 janë proceduar penalisht 29 gjyqtarë dhe prokurorë për veprën penale të korrupsionit pasiv. Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, numri i përfaqësuesve të drejtësisë që janë proceduar për këtë vepër penale ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2017.

“Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në rritje e numrit të procedimeve të regjistruara në vitin 2018 për veprën penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, raporton sot.

Konkretisht organi i prokurorisë ka regjistruar 29 procedime penale me 5 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2017 janë regjistruar 14 procedime me 5 të pandehur. Janë dërguar në gjykatë 2 procedime penale me akuzë ndaj 4 të pandehurve dhe janë dënuar 2 të pandehur për vitin 2018 për këtë vepër penale”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.


Nga ana tjetër, gjatë vitit të kaluar janë shënuar edhe raste kur gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të përfshirë në korrupsion aktiv. Për këtë vepër penale në 2018 janë regjistruar 3 procedime penale.

“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë: Për vitin 2018 për veprën penale të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, organi i prokurorisë ka regjistruar 3 procedime penale me 7 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2017 rezulton 1 procedim penal me 4 të pandehur të regjistruar.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale të korrupsionit për vitin 2017 është 16,86 %, ndërsa për vitin 2017 ka qenë 5 %”, theksohet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Të gjithë këta emra të drejtësisë që janë nën hetim pritet ta pësojnë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion sapo kjo e fundit të ngrihet.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.