Skenar si në filma, fut gruan në kurth dhe bëri sikur e kishin vrarë (DETAJE+FOTO)

Ndodh edhe kështu. Një grua kishte për qëllim të vriste bashkëshortin e saj dhe për këtë i duhej një vrasës me pagesë. Pasi kontaktoi dhe mori informacion për këtë, arriti të gjente një person.

Gruaja e një trajneri boksi, Lulu Sosa i kishte kërkuar ndihmë një personi që t’i gjente një vrasës me pagesë. Por, personi që ai i kërkoi ndihmë ishte shok me bashkëshortin e saj, i cili do të ishte shënjestra.

Çifti ishte duke mbyllur një fazë të pakëndshme divorci, dhe gruaja donte të përfitonte para në këtë mënyrë. Me procedurat e divorcit do të merrte shumë më pak.


Sapo e mori vesh, Ramon Sosa, bashkëshorti, nuk u përball me të shoqen por vendosi që të bashkëpunojë me policinë, të cilët i thanë të shtirej sikur vrasësi e kishte realizuar misionin. Për këtë arsye, ata inskenuan një foto të trupit të vdekur.

Më pas, personi që supozohej se kishte kryer vrasjen, takoi gruan për t’i marrë paratë, por këtë herë kishte vendosur mikrofonë në trup. Kjo bëri që gruaja të dënohej me 20 vite burg.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.