“Kuletën e vogël, por zemrën e madhe”/ Shihni çfarë bëjnë ushtarakët shqiptarë për fëmijët e varfër

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, disa ushtarakë shqiptarë kanë bërë një gjest për t’u admiruar.

Edhe pse me rrogë modeste, ata kanë dhuruar mjete shkollore për fëmijët në nevojë të shkollës së Farkës.


Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka përshëndeti veprimin e tyre në ndihmë të të vegjëlve.

“Ushtarakët mund ta kenë kuletën e vogël, por e kanë zemrën shumë të madhe.
Efektivët e Policisë Ushtarakë u kujdesën që fëmijëve të familjeve në nevojë të shkollës 9-vjeçare ‘Farkë e Vogël’ të mos u mungojë asgjë për nisjen e vitit të ri shkollor.

Falë bujarisë së burrave e grave në uniformë, këta fëmijë u pajisën me gjithë materialet e nevojshme shkollore. Tani u mbetet vetëm të mësojnë, shumë madje!” shkruan Xhaçka në Facebook.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.