Kreshnik Spahiu fshin postimin për Azem Hajdarin dhe Sali Berishën

Kreshnik Spahiu, disa orë pas homazheve që u zhvilluan në varrin e Azem Hajdarit, postoi një status në facebook drejtuar Rudina Hajdarit, teksa fliste për mikun e tij, që e vra në 12 shkurtin e vitit 1998.

Por, çuditërisht, Kreshnik Spahiu e ka fshirë postimin e tij për Azem Hajdarin dhe Sali Berishën pa dhënë asnjë shpjegim, ose më saktë duke lënë shumë nënkuptime. A ka pasur ndonjë kërcënim, apo thjesht vetë Kreshniku e ka menduar si shumë të ashpër këtë reagim, kjo nuk dihet për aq kohë sa vetë zoti Spahiu nuk ka dhënë asnjë arsye.

Në postimin e tij, Spahiu shkruante:  “E nderuar znj. Rudina Hajdari, 21 vite më parë u ndërpre ëndrra e babait tënd dhe mikut tim më të mirë për një Shqipëri KuqeZi. Duke qenë se ti ishe fëmijë dhe nuk lexoje gazetat politike po të dërgoj intervistën e Sali Berishës kur Azemi ishte ende gjallë dhe ti krahasoje me lotët e tij dje në vendin kur legjenda kuqezi u vra mes tradhtisë bardheblu”, shkruan Spahiu.


Ai publikoi  një fragment nga intervista e Sali Berishës për grevën e urisë të Azem Hajdarit, te gazeta Rilindja Demokratike në datën 18 gusht 1195.

“Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi që kishim dy Azemë: ai i mitingjeve që “bënte gjëmën”, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat”, thuhet në intervistën e Berishës për “RD” në gusht të 1995, publikuar nga Kreshnik Spahiu.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.