Gati projekti për Aeroportin e Vlorës, Rama: Një mrekulli arkitektonike!

Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është gati. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se: “pas negociatave të tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar”.

“Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonike”, deklaroi Rama.


Ai njoftoi se, më shumë detaje për këtë projekt do të jepen të hënën në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.