Fotot topless të princeshë Dianës, zbulohet si e përjetoi skandalin princi William (Fotot)

Botuesi i Vogue Nicholas Coleridge, ka zbuluar sesi Princi William u përndoq mizorisht nga shokët e klasës për fotot topless që u botuan nga Princesha Diana në 1996.

Në një libër ku përmblidhen kujtimet e tij, Nikolla shkruan  sesi Diana e vizitoi atë për një drekë në Shtëpinë Vogue pas skandalit të fotografisë, dhe zbuloi se William, atëherë 14 vjeç, ishte i shqetësuar, shkruan SHQIP.

Sipas Nikollës, Diana zbuloi se William sulmohej nga nxënësit e tjerë për ‘madhësinë e gjinjve të saj’.


‘Ai ishte aq i mërzitur. Ai tha që disa nga djemtë po e ngacmonin duke thënë se gjinjtë e mi ishin shumë të vogël’

Në vitin 2017 Prince William kërkoi kompensim prej 1.3 milion £ për fotot topless të bashkëshortes së tij Kate Middleton, të cilat u botuan në revistën Franceze Closer në 2012.

Rasti që daton në Shtator 2012 kur William dhe Kate u fotografuan duke pushuar në tarracën e një kështjelle në rajonin jugor të Provence.

Duka i Kembrixhit tha se pamjet ishin ‘edhe më të dhimbshme’, pasi ata i kujtuan atij mënyrën se si vdiq e ëma, pasi ajo ndiqej nga fotografët paparacë në Paris 20 vjet më pare.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.