Del fotoja/ Kush është i arrestuari për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka arrestuar shtetasin Blendi Teta 39 vjeç, për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës

Uniformat blu të kryeqytetit kanë thënë se kamerat e sigurisë kanë treguar se Teta ishte i pranishëm në vendngjarje kur ka ndodhur vrasja e Malkos, ndërsa ai ka mohua këtë fakt. Teta ka deklaruar se ka qenë më parë në vendngjarje dhe se nuk ka parë asgjë.

“Balkanweb” ka siguruar fotografinë e Tetës, i shoqëruar sot në mëngjes në ambientet e Policisë së Tiranës./Marrë nga BW


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.