Me ngjyrë të kuqe, portretin e Asdrenit dhe vargjet e himnit/ Nga 2020 mund të keni në dorë kartëmonedha 10 mijë lekëshe

Kartëmonedha më e re 10 mijë lekë e cila do të dalë në qarkullim në 2020 do të ketë si portret poetin e mirënjohur Asdreni , do të ketë të gdhendura vargje nga himni kombëtar dhe do jetë në ngjyrë të kuqe. Drejtori i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë ka sqaruar se seria e re do të ketë elementë të lartë sigurie që shmangin mundësinë për falsifikim. Ndërkohë që prej 30 shtatorit në qarkullim do të hidhet prerja e re 200 lekë dhe 5 000 lekë.

Për herë të parë në 2020 shqiptarët do të kenë në dorë një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe. Seria e re e kartëmonedhës prej 10 mijë lekësh do të ketë si portret poetin e mirënjohur Asdrenin, vargjet e himnit kombëtar dhe do të mbajë ngjyrën e kuqe si të flamurit.

Drejtori në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë sqaron se kjo do të jetë prerja e fundit dhe më e madhe që do të futet në qarkullim.


Virjon Lalollari: “Monedha 10 mijë lekë do të ketë si tematikën e saj himnin e flamurit të shoqëruar me një pasazh të himnit kombëtar dhe një pentagram të stilizuar dhe njëkohësisht do të shoqërohet me portretin e Asdrenit. Ngjyra dominante e kartmonedhës do të jetë e kuqja.”

Ndërkohë në fund të muajit shtator në qarkullim do të hidhet seria e re e kartmonedhave 200 dhe 5000 lekë.

Drejtori i Emisionit në Bankën e Shqipërisë thotë se kartëmonedhat ekzistuese do të vijojnë të përdoren krahas atyre të rejave.

Virjon Lalollari: “Kartëmonedhat e serisë ekzistuese 200 dhe 5000 lekë së bashku me kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekë do të vazhdojnë të jenë në qarkullim dhe të kenë të njëjtën vlerë.”

Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar nga kompani ndërkombëtare, një gjermane dhe një angleze.

Banka e Shqipërisë ka publikuar në ambientet e godinës qëndrore serinë e re të kartëmonedhave ku çdo qytetar i interesuar mund ti shohë nga afër para se të hidhen në qarkullim./Ora News

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.