Vdes fotografi që realizoi foton legjendare të Tienanmenit/ Cili qe pengu i tij i madh?!

Është njeriu që shkrepi pamjen simbol të protestave pro-demokracisë në sheshin Tienanmen, atë të një burri që qëndronte i vetëm përpara tre tankeve; ishte fotografia që ndryshoi historinë.

Autori i saj, Charlie Cole, I lindur ne Texas përpara 64 vjetësh, frymën e tij të fundit e dha në Bali. Fotoja u shkrep në Pekin 5 qershorin e vitit 1989, një ditë pas vrasjes së mijëra protestuesve.


Ajo u realizua me një teleobjektiv nga ballkoni I një hoteli. Cole tregonte se i mbeti peng fati i atij, njeriu; fillimisht kishte menduar se ai qe vrarë, por më vonë u mësua se dy protestues të tjerë e kishin tërhequr ende të gjallë në një rrugicë për ta larguar prej andej.

Identiteti i tij nuk u mësua kurrë, ashtu siç nuk dihet çfarë fundi pati.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/






Comments are closed.