U shtyp nga makineria e rëndë/Vdes në mënyrë tragjike 28-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë paraditen e sotme në një kompani betoni në një zonë industriale në periferi të Altamura (Bari).

Viktima është Kreshnik Gockaj, 28 vjeç, me kombësi shqiptare. Punëtori i ri ishte i angazhuar në operacione shpimi.

Nga hetimi paraprak, dyshohet se punëtori është shtypur nga një makineri e rëndë. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe autoambulancat, por nuk u bë dot gjë për të riun. Hetimet për të zbardhur plotësisht rastin vazhdojnë.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.