Stuhi dhe përmbytje katastrofike/ Bëhet nami në Spanjë, uji merr përpara njerëz dhe makina (Foto)

Spanja u godit nga stuhi dhe përmbytje katastrofike. Mediat e huaja raportojnë se 4 persona humbën jetën në disa qyteza pranë Valencias, pasi automjetet e tyre u gjendën mes ujërave të përmbytjeve që vërshonin rrugëve, pas daljes nga shtrati të lumenjve.

Niveli i ujit tejkaloi gjysmë metri, duke pushtuar rrugët dhe sheshet, jo vetëm në qytezat pranë Valencias, por edhe në Alikante e Mursi, ku pati edhe rrëshqitje toke.



Përmbytjet i gjetën të papërgatitur autoritetet, të cilët angazhuan menjëherë qindra efektivë dhe automjete për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar. Kjo është hera e dytë brenda dy javësh që Spanja goditet nga moti i keq.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.