Kryemadhi nxjerr Ditmirin si tradhtar: Me atë mund të bashkëpunoj pa problem!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hodhi poshtë zërat për një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e krizës politike.

E ftuar në “RTV Ora”, Kryemadhi deklaroi se Rama nuk është gjë tjetër veçse një kriminel, i cili sipas saj nuk përfaqëson Partinë Socialiste.



Ajo zbuloi edhe emrat me të cilët do të ishte e gatshme të negocionte, duke theksuar se ata janë përfaqësuesit e vërtetë të PS-së.

Ndër emrat e përmendur bie në sy edhe ai i ish-ministrit Ditmir Bushati, i cili së fundmi ka pasur debate të forta me kryeministrin Rama.

“Kemi thënë të gjithë që nuk ka marrëveshje me Ramën. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, vetëm kjo i vë kapakun çdo gjëje, çdo lloj shkatërrimi dhe destrukturimi të institucioneve që ka sjellë sot Rama. A hyri vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit? Çfarë i kushtonte të zgjidhte njerëzit më të mirë që ka Shqipëria? Ky edhe i vetëm, me komisionerët e vet, pa kandidatë alternativ, vuri prapë kriminelët.

Ky është i kapur peng. SHBA negocion të bëjë marrëveshje me terroristët dhe kriminelët? Gjermania bën marrëveshje me terroristët dhe kriminelët? Ti më thua të ulem dhe negocioj me krimin e organizuar, se mos më kërkove të negocioj me Ditmir Bushatin, Musa Ulqinin, Pandeli Majkon, Servet Pëllumbin, njerëz të cilët përfaqësojnë vërtet PS. Më kërkon të negocioj me veglën në dorë të krimit të organizuar. Jo”, theksoi Kryemadhi.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.