Kryemadhi hedh akuzën e fortë: Rama ka manipuluar fotot me Merkelin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se në takimin e kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel ka pasur manipulim fotosh.

Sipas Kryemadhit zyra e kryeministrit është një zyrë propagande që funksionon për evidentimin e pamjes artistike të kryeministrit.

“Dhe nga zyra e kryeministrit është shpërndarë një foto ku Rama me kancelaren Merkel përshëndesin publikun me dorën ngritur. Në fakt nga zyra e kryeministrit shpërndahet një foto me xhaketë të kuqe të kancelares dhe ndërkohë nga zyra e kancelares shpërndahet një foto me xhaketën blu. Sigurisht, as nuk kam pikën e dyshimit që është e manipuluar. Nuk është ky problemi a do t’i sjelli kjo bukë shqiptarëve”, tha Kryemadhi në RTV Ora.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.