“Ka qenë i interesuar për konflikte në Shqipëri”/Presidenti sulmon kryeministrin

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me krizën politike në Shqipëri si dhe për qëndrimet e mbajtura nga ana e mazhorancës dhe opozitës.

Meta është shprehur gjatë një interviste televizive se kryeministri Edi Rama ka qenë i interesuar që të shkaktojë konflikte në Shqipëri.

Sipas tij, Rama ka bërë deklarata dhe veprime të papërgjegjshme duke detyruar opozitën të vijojë qëndresën e saj kundër mazhorancës.



“Fjalët e tij do të sillnin pasojat që mund të shkonin në një konfrontim që mund të sillte pasoja të rënda për Shqipërinë. Të ketë parasysh se kur flet nga Berati dhe kur opozita ka mijëra në shesh, duhet të ketë parasysh edhe ata policët që ndodhen aty. Ai duket se nuk i ka ndjekur këto këshilla e përpjekje të mia, por ka qenë i interesuar për të shkaktuar një konflikt, për të vënë opozitën para një fakti të kryer. Rama shpesh ka bërë edhe veprime jashtë realitetit”, tha Meta.

A ju bindet, a i dëgjon këshillat tuaja opozita?

Për sa i takon çështjes së tryezës, objektivi im ka qenë zgjedhjet me të gjithë. Mendimi im ka qenë që zgjedhjet pa opozitën janë një çmenduri. Unë doja të krijoja një dritare që opozita të futej në zgjedhje. Edhe kërkesat e opozitës që po nuk iku ky nuk hymë në zgjedhje nuk janë demokratike. Edhe hetimi i munguar i dosjeve është karagjozllëk. Edhe Rama kishte interes që të hetoheshin këto dosje dhe njerëzit e përfshirë të ishin para përgjegjësisë.

 


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.