Eskavatori rrëshqet nga rimorkio dhe godet “Mitsubushin”, vdes shoferi

Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ishte duke udhëtuar me një makinë “Mitsubishi” në aksin rrugor Krumë-Kukës, tek “Qafa e Toblit”.

Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së një eskavatori të rimorikuar në një kamion.

Gjatë ecjes së kamionit, eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios dhe për pasojë ka goditur makinën që drejtohej nga një person me inicialet,  H.N.

Shtetasi H.N. ka marrë fillimisht ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.