Epoka e re në bashkinë e Kamzës, ja investimet që po kryhen nën drejtimin e Rakip Sulit

Bashkia e Kamzës, një bastion historik i Partisë Demokratike i cili prej 12 vitesh ‘qeverisej’ nga Xhelal Mziu, nga 7 gushti drejtohet nga socialistët.

Rakip Suli është zgjedhur nga banorët e Kamzës për katër vitet e ardhshme. Me ndryshimin e drejtimit, socialistët po përpiqen të krijojnë një imazh të ri, ku në fokus është qytetari.

Punët kanë nisur me vrull dhe po investohet kryesisht në infrastrukturë, në shkolla dhe në ujësjellës-kanalizime.

Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, pastrimi i pusetave dhe kanaleve, ndriçimi i rrugëve, shembja e ndërtimeve pa leje, gjelbërimi dhe çlirimi i hapësirave publike, janë disa nga punët e përditshme.

Aktiviteti është shtrirë në të gjitha njësitë administrative, ndërsa një vëmendje e veçante po i kushtohet edhe pastrimit të mbeturinave.

Më poshtë mund të shihni disa nga projektet që po zbatohen.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.