Qëndrimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave? Rama takon Merkelin


Teksa Bundestagu pritet të vendosë nëse do të pranojë apo jo hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, këtë të premte pritet një takim i Ramës me kancelaren Angela Merkel.

Aktualisht kryeministri Rama ndodhet në Poloni në Samitin e Vishegradit, ku janë mbledhur vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet në postimi në facebook, ka lajmëruar se gjatë vizitës së tij në Pragë, ai ka siguruar mbështetjen e këtyre katër shteteve për çeljen e negociatave. Por kjo nuk është e gjitha sipas Ramës, pasi ka dhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.



“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”, shkruan Rama në Facebook.

©Copyright Gazeta SHQIP


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.