Punonjësit e ALBtelecom vijojnë përkushtimin ndaj fëmijëve talasemikë duke dhuruar gjak


ALBtelecom prej disa vitesh është shumë aktiv për çështjet sociale me ndjeshmëri të lartë, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë. Duke vijuar përkushtimin ndaj kauzës së fëmijëve që vuajnë nga talasemia, për të katërtin vit radhazi ALBtelecom organizoi pranë zyrave qendrore një fushatë sensibilizmi dhe dhurimi gjaku, duke respektuar të gjitha kushtet shëndetësore për vullnetarët dhurues nën kujdesin e mjekëve specialistë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Në këtë nismë disa vjeçare tashmë, dhe të kthyer në një nga shtyllat kryesore të përgjegjësisë sociale të ALBtelecom synohet që të krijojë një impakt e bashkëpunim më të gjerë me partnerë të tjerë që duan t’i bashkangjiten kësaj kauze.

ALBtelecom, nëpërmjet përfaqësuesve të saj u shpreh se dhurimi i gjakut është bazik dhe jetik për të prekurit nga sëmundja e talasemisë, të cilat kanë varësi të vazhdueshme për gjak.


Duke cituar burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria ka 10,7 dhurime për 1000 banorë, por nevojat janë për 20 dhurime për 1000 banorë, për të plotësuar kërkesat. Pra jemi 2 herë më pak se niveli i nevojshëm i dhurimit të gjakut. Referuar kësaj statistike, qëllimi i ALBtelecom është të promovojë këtë kauzë për të realizuar sasinë e nevojshme të dhurimit të gjakut çdo vit.

Nevojat për dhurim gjaku mbeten më të larta në zonat e Lushnjes dhe Fierit. Në Shqipëri janë rreth 600 fëmijë talasemikë, të cilët kanë nevoja jetike për gjak për të bërë një jetë sa më normale si të gjithë fëmjët e tjerë. Çdo fëmijë talasemik ka nevojë për të marrë gjak çdo dy javë.

Kësaj nisme të organizuar në ambientet e zyrave qendrore të ALBtelecom, iu bashkuan vullnetarisht punonjës të shumtë, me dëshirën për ta bërë jo thjesht një ditë bamirësie në vit, por një veprim qytetarie në të mirë të komuniteteve margjinale.

Përmes këtij kontributi, punonjësit e ALBtelecom mobilizohen për të lehtësuar përpjekjet e të gjithë atyre të sëmurëve që luftojnë për jetën, pasi çdokush mund të shpëtojë jetë duke dhuruar gjak.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.