Operacioni “Limit”, 64 të arrestuar/ Shkatërrohet banda greko-shqiptare e trafikut të drogës

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kanë njoftuar se kanë goditur një grup kriminal në vend.  Autoritetet e rendit, gjatë një konference shtypi dhanë detaje për operacionet.

Deklarata e përbashkët e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe prokurorit Vladimir Mara, sqaroi se janë lëshuar shume urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale. Urdhër-arrestet janë lëshuar për grupe të strukturuara kriminale që veprojnë në vend dhe jo vetëm.

Policia dhe Krimet e Rënda kanë lëshuar arrestet për akuzat e trafikut të drogës. Urdhër-arrestet janë dhënë për disa të dyshuar, në disa qytete të Shqipërisë dhe se ato janë firmosur nga prokurori që po ka getuar edhe dosjen në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm, Vladimir Mara.



Task forca speciale në Departamentin e Krimit, në Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, finalizoi operacionin e koduar “Limit” në bashkëpunim edhe me Greqinë.

Gjatë hetimit u krye hetime në disa vende dhe si rezultat janë arrestuar nga Greqia 34 persona për trafik droge dhe janë sekuestruar 200 kg kanabis dhe 1.3 kilogramë kokainë.

U bë i mundur edhe hetimi për 31 persona, nga të cilët 23 të arrestuar dhe 8 të tjerë të shpallur në kërkim. U kap laborator droge, telefona, makina, si dhe një sasi narkotike.

 

 


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.