Historia e koreografit që u arratis në turneun me Ansamblin Shtetëror të Valleve në Spanjë (VIDEO)

Një histori arratisje është trajtuar në emisionin “Diaspora” në Top Channel. Në fakt është një histori brilante e Tomorr Kokonës, që aktualisht punon si konsulet i bizneseve në industrinë kreative.

Për emisionin “Diaspora” ai ka rrëfyer historinë e tij të emigrimit dhe si arriti nga Spanja të emigrojë në Angli. Tomorri u largua me një turne me Ansamblit Shtetëror drejt jugut të Spanjës.

Gjatë turneut ai u arratis një natë përpara se të ktheheshin në Shqipëri. Ai tregon se në orën 3 të mëngjesit doli nga hoteli ku ishin të akomoduar dhe nuk u rikthye me grupin në Shqipëri.

Në Spanjë ai nisi një jetë të re dhe me shumë sfida. Në vitin 1994 ai emigroi drejt Anglisë ku dhe u aktivizua vullnetarisht në shumë nisma dhe evente të Diasporës shqiptare. Tomorr Kokona gjatë karrierës së tij në Shqipëri ka qenë dhe asistent i koreografit Panajot Kanaci.

©Copyright Gazeta SHQIP

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.