Azem Hajdari, 5 atentatet ndaj tij brenda një viti (i fundit i mori jetën)

21 vjet më parë, pikërisht në 12 shtatorin e vitit 1998 u vra pak metra larg hyrjes së Partisë Demokratike u vra Azem Hajdari, në atë kohë deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Oficerë policie dhe persona të tjerë ia dolën të ekzekutonin Liderin e Dhjetorit, Azem Hajdari, para zyrave të selisë së PD-së.

Bashkë me të u vra edhe shoqëruesi i tij Besim Ceraj ndërsa mbeti i plagosur rëndë shoqëruesi tjetër Zenel Nezaj. Azem Hajdari u përball me vdekjen që në momentin e parë kur doli në krye të protestave të studentëve. Të gjithë shqiptarët e kujtojnë kohën, kur thuhej se do të vritej “njeriu me xhupin e zi”.



Që nga Lëvizja Studentore e deri kur u ekzekutua më 12 shtator 1998, Azem Hajdari ka kaluar disa prita, pa llogaritur provokimet e shumta gjatë fushatës elektorale. Që në periudhën e zgjedhjeve të 22 marsit 1992, në shtëpinë ku banonte Azem Hajdari, tek rruga e “Kavajës”, përballë PD-së, tek Kisha Katolike, 10 ditë para fitores së 22 marsit, i vjen një pako në shtëpi, në të cilën ndodhej një kokë gjeli e prerë dhe një letër e shkruar me gjak: “Azem Hajdari, je i dënuar me vdekje.

Kjo letër nuk ishte gjë tjetër, veçse një vazhdim i paralajmërimeve dhe i vendimit që ishte marrë për vrasjen e heroit të demokracisë, Azem Hajdarit, e cila u realizua me ekzekutimin e tij më 12 shtator 1998, para selisë së Partisë Demokratike. Ekzekutimi u krye pas disa atentateve të bujshme gjatë një viti të rikthimit të së majtës në pushtet, të cilat poi  rendisim si më poshtë:

Në gusht të vitit 1997 në Sarandë, në Qafën e Buallit, bandat e krimit i zënë pritë.

Më 16 shtator të 1997, deputeti Azem Hajdari qëllohet me pistoletë nga deputeti socialist, Gafurr Mazrekaj në korridorin e Parlamentit. Mazrekaj e qëlloi tre herë më pistoletë Hajdarin, por ai mund të mbijetojë.

Më 14 shkurt 1998 organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, duke qëlluar me breshëri plumbash në makinën e tij, ku përveç 14 vetëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.

Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë me një grup deputetësh si Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli etj., Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë në Tropojë që drejtoheshin atëherë nga Fatmir Haklaj, të cilat e mbajtën të rrethuar për 3 orë. Azemi i shpëton një prite, ku dhjetëra policë goditën me mitraloza e armë nga më të ndryshmet deputetin Azem Hajdari dhe grupin e tij të shoqërimit, duke ngelur i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Bardhyl Pollo.

Më datën 12 shtator 1998, pas një mitingu në Fier, kthehet në Tiranë dhe rreth orës 21.15, përballë selisë së PD-së, vritet pabesisht nga dhjetëra breshëri plumbash, i rrethuar nga disa makina policie.

Në këtë atentat, sipas deklarimeve të asaj kohe nga Partia Demokratike morën 125 vetë, nga këta 25 me uniformë policie. Dy prej tyre, megjithëse të deklaruar e dënuar për vrasje.

©Copyright Gazeta SHQIP


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.