Atentat vëllait të deputetes së LSI?! Detaje nga aksidenti i mjetit të blinduar me targa ruse


Një makinë blind me targa ruse është aksidentuar mbrëmjen e kaluar tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë.

Por pas këtij aksidenti mund të fshihet një atentat i mbetur në tentativë për t’i marrë jetën pronait të mjetit, 34-vjeçari Eldin Dergjini, i cili është edhe vëllai i deputetes të ardhur nga radhët e LSI-së, Ambra Borova, por që ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Me dhënien e dëshmisë së tij në polici nisën të dalin në dritë detajet e para. Mësohet se Eldin Dergjini ka deklaruar se dikush e ka ndjekur nga prapa me automjet dhe i ka goditur makinën çka solli edhe daljen nga rruga.



“Kam qenë duke ecur me makinë me shpejtësi. Vura re që kisha një automjet pas, por nuk e di nëse po më ndiqte. Ajo makinë më goditi nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi “, mësohet të jetë shprehur Ai.

Por përse lindin dyshimet për atentat? Makina nuk u regjistrua në doganë

Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar me targa ruse, një automjet tip ‘Mercedes Benz G Class’ me targë H001CH 199, vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë euro. Që këtu lindin dyshimet e para se ai i ruhej një atentati, për shkak se makina ishte e blinduar. Pas aksidentimit, i riu ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe burime për Report Tv thonë se ka shkuar vetë në një spital privat.

“Pas aksidentit nuk kisha shumë plagë në trup, jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital. Makinën e kam marrë nga jashtë, ka pak kohë që e kamë marrë dhe prisja të bëja dokumentet” ka thënë ndër të tjera Eldin Dergjini”, mësohet t ëjetë shprehur 34-vjeçari.

Por dëshmia e tij nuk ka qenë shumë bindëse për policinë pasi ende nuk është zbuluar se kush ishte taksisti që e dërgoi në spital, por as makina që e ka goditur nga pas. Burime zyrtare konfirmojnë se targa nuk rezulton e regjistruar në sistemin doganor duke hedhur poshtë pretendimin e tij se ishte në pritje të bërjes së dokumenteve, duke përforcuar kështu dyshimet se mjeti është i trafikuar, ndërsa targa mendohet të jetë e falsifikuar. Për këtë arsye, në hetimin e çështjes janë edhe efektivë të trafiqeve të paligjshme.

Dyshimet janë se 34-vjeçari nuk ka qene i vetëm me makinë por me një tjetër person. Edhe nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se makina e blinduar është goditur nga një tjetër automjet nga pas duke ngritur dyshimet e një atentati të mundshëm ndaj personave që lëviznin me blindin me targa ruse.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.