Zbulohet në Amazonë ngjala më e fuqishme elektrike e botës! (FOTO)

Kërkimet përmes ADN-së kanë zbuluar krejt rastësisht dy lloje krejt të reja ngjalash elektrike në Amazonë, duke përfshirë njërën që me fuqinë e vet, mund të rrëzojë rekordin ekzistues. Këto gjetje janë sipas studiuesve, dëshmi e qartë e larmisë së jashtëzakonshme të jetës në pyllin më të madh tropikal të globit, dhe ilustrojnë edhe më shumë nevojën përse duhet mbrojtur me forcë ky habitat I rrezikuar sot nga shpyllëzimi, prerjet e paligjshme dhe zjarret.

“Pavarësisht të gjithë ndikimit njerëzor në pyllin e Amazonës këto 50 vitet e fundit, ne sërish arrijmë të zbulojmë peshq gjigandë si këto dy specie të reja ngjalash elektrike”, tha drejtuesi I hulumtimit, C David de Santana, një zoolog që punon me Muzeun Kombëtar Smithsonian të Historisë natyrore.



Njëra prej ngjalave, sipas studimit, është e aftë të përçojë një shkarkesë elektrike prej 860 volts- shumë më tepër sesa ato prej 650 vol të regjistruara deri tani nga ngjalat elektrike, gjë që e bën atë `”gjeneratorin më të fuqishëm bioelektrik të njohur ndonjëherë`”.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.