Studentët që kërkojnë leje qëndrimi afatgjatë në Britani, del ligji i ri

Ministria e brendshme britanike ka dalë me një propozim të ri mjaft favorizues për studentët ndërkombëtarë: ajo kërkon që atyre t’u lejohet qëndrimi në vend edhe dy vjet pas përfundimit të studimeve si dhe mundësia për të gjetur punë.

Një hap i tillë bie ndesh e vendimin e marrë në 2012 nga Theresa May, asokohe sekretare e Punëve të Brendshme, që i detyronte studentët e huaj të largoheshin katër muaj pas diplomimit.

Shefi i ri i ekzekutivit, Boris Johnson thotë se ky ndryshim do t’iu mundësonte studentëve që të “tregonin potencialin e tyre” dhe që të nisin karrierat në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë nuk kanë munguar as qëndrimet kundër, si ai i grupit Migration Watc që e cilëson këtë lëvizje “një hap prapa”.

Vitin e kaluar në Britani kanë studiuar 450,000 studentë ndërkombëtarë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.