Përmbytet rruga/Firma që kryen punime tek Ekonomiku çan tubacionin e ujit të pijshëm (VIDEO)

Rruga e Elbasanit pranë fakultetit Ekonomik është përmbytur nga uji pasi firma që kryen punimet në këtë aks rrugor ka çarë aksidentalisht një tub uji të pijshëm.

Pamjet video tregojnë ujin që del me presion nga tubi dhe ka pushtuar rrugën. Punimet në këtë segment kanë nisur prej disa kohësh nga bashkia e Tiranës me qëllim shmangien e përmbytjeve në periudhën e dimrit.

 




©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.