Shikoni jahtin e biznesmenit turk, të bllokuar nga Prokuroria (Video)

Prokuroria shqiptare vijon të mbajë të bllokuar në portin e Shëngjinit, jahtin e biznesmenit turk.

Pavarësisht këmbënguljes së turkut, duket se autoritetet shqiptare do t’i çojnë deri në fund hetimet në lidhje me misterin që shoqëron mjetin luksoz.



Pronari i jahtit të braktisur në portin e Shëngjinit është identifikuar si Nedim Akyuz. Ai është biznesmen në fushën e tekstileve, i cili e zhvillon aktivitetin e tij në Turqi.

Në datën 7 shtator jahti u gjet i braktisur në Portin e Shëngjinit në vendin tonë, në rrethana që ende mbeten mister.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.